Nga Artur ZHEJI
Gjykata Kushtetuese paskëtaj duhet të bëjë riparimin, do të thotë që ajo nuk e kthen dot kohën mbrapsht por ka disa procese që janë reversibël, të kthyeshme pas, disa të tjera që janë të riparueshme, duke gjetur një ekuilibër përmes proceeve ligjore që mund të kthehen pas e atyre që mund të riparohen do krijohet një vijë sjellje përcaktuese.
E thënë me fjalë më të thjeshta, pra mund të anullojë zgjedhjet e 30 qershorit.
Pra anulimi sjell automatiksiht shfuqizimin e gjithë kryetarëve të bashkive që ka prodhuar 30 qershori, këtë mund të bëjë s’ka çfarë bën më tepër pra si riparim të këtij dëm të bërë, mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme lokale pra fillon një lojë e madhe nga e para.
Mendoj që Gjykata Kushtetuese, ka, është në një udhëkryq historik që do të thotë ose do marrin ca lekë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ca lekë të trasha për të deformuar rezultatin, e kjo s’do merret vesh asnjëherë, se nëse rezultati do jetë në favor të maxhorancës, gjithë njerëzit do i paragjykojnë ata nëse do ketë shumicë absolute, 7-0 apo 6-1.
Që kur është ndërtuar koncepti i Gjykates Kushtetuese është për këtë ngërc që kemi ne tani, jemi në një situatë politike radikale, ne kemi nevoje për arbitrazh arbitër sa më të ndershëm.
Për të garantuar kapjen e disa palëve, që mos kapen nga një palë e vetme kemi 3 të presidentit e 4 të mazhorancës, në një moment të caktuar Rama nuk e ka dot shumicën nismëtare të Gjykates Kushtetuese por ka llokmën e vet të madhe por jo të mjaftueshme për të përmbysur gjërat, por bllokues është goxha.
Nëse 3 të tjerët do konformohen me këta të tjerët e kjo do kuptohet në favor të kujt shkojnë vendimet, por ti mund të thuash ata ndoqën kushetutën, kornizën ligjore, po mo po, mund të mbushin 200 faqe për të na mbushur mendjen por nëse produkti i Gjykates Kushtetuese do shkojë në favor të maxhorancës, e në disfavor të opozitës, kuptohet që në mes luhet një rosë, një zarf, një interes dhe shumë sforco e madhe mendore, duhet të hyjë në tru që të kuptosh që ishin vendime të marra për interesin publik.
Thënë kjo unë mendoj e kam shumë shpresë që Gjykata Kushtetuese ka shumë integritet, pra do ketë integritet maksimal se janë personalitetet që e përbëjnë atë që e kanë shumë problem që të paragjykohen në veprimet e tyre si i paragjykova unë enkas në një analize provokative, se kjo që thashë unë do jetë analiza globale pastaj, duke qenë se është shumë e lakuriqtë situata ndoshta do kemi fatin që Gjykata Kushtetuese do jetë vërtetë Gjykata Kushtetuese që do të ketë busull Kushtetutën e jo interesat apo zarfat apo çantat.