Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Dibrës. Një 12-vjeçare është mbytur teksa lahej në lumin “Drin”.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Lushës”. Gjithashtu mësohet se trupi i 12-vjeçares është nxjerrë nga banorët e zonës.
“Në vendin e quajtur “Ura e Lushes”, njësia Administrative Arras, një 12 vjeçare dyshohet se duke u larë në lumin Drin është mbytur. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të këtij incidenti.