Dy persona kanë shpetuar pasditen e sotme ”mrekullisht” pa u mbytur në Shirokë.
Ata kishin hyrë në thellësi duke notuar, por janë vënë në vështitësi në kthim. Në këto kushte ka nderhyrë me një lunder një i ri nga Zogaj që u ka dhënë ndihmen e parë, pikërisht Vildan Kacubela, lojtari dhe kapiteni i ekipit te Murlanit.
Më pas kanë qene forcat e kontrollit mjedisor qe kane shkuar me mjete lundruese, të cilet kanë marrë dy të rinjtë dhe i kanë nxjerrë në breg.
Për këte ngjarje janë njoftuar edhe forcat e policisë, të cilat akoma nuk kanë arritur të bëjnë identifikimin e dy të rinjve që janë rrezikuar. /tv1channel/