Një tërmet me forcë 4.5 ballë të shkallës Rihter goditi Malin e Zi sonte në 01.18 të mëngjesit të së shtunës.
Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë njoftoi se epiqendra e tërmetit me fuqi mesatare ishte 7 kilometra në veri të Herceg Novit. Epiqendra ishte vendosur në një thellësi prej 10 kilometrash.
“Bazuar në modelin numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë rajon, madhësinë e tërmetit dhe thellësinë e epiqendrës, ky tërmet mund të ketë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në zonën epiqendër”, tha Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë.
Tani për tani, nuk ka asnjë informacion mbi dëme të mundshme.