E para ne mes FK Siroki Brijeg dhe KF Vllaznia do te luhet mbremjen e dates 8 korrik ne oren 21.00 ne “Pecara Stadium” te Bosnje- Hercegovines dhe ne te njejtin orar do te luhet edhe nje jave me vone ne Shkoder.
Pak minuta me pare klubi Vllaznia ka bere te ditur nje gje te tille teksa ka zgjedhur oren 21.00 per te pritur ekipin boshnjak ne “Loro Boriçi”.
Nje gje e tille eshte publikuar ne faqen e tij, por tashme eshte e zyrtarizuar edhe ne faqen zyrtare te UEFA-s. Ja çfare shkruhet ne faqen e Vllaznise:
KF Vllaznia cakton orarin e ndeshjes së kthimit me FK Shiroki Brijeg
Dita e djeshme ka qenë e fundit për caktimin e orarit të ndeshjes së kthimit në mes KF Vllaznia dhe FK Siroki Brijeg, e vlefshme për turin e parë të “Conference League”.
Klubi ynë ka zgjedhur orën 21.00 të mbrëmjes së datës 15 korrik për ta luajtur këtë sfidë në stadiumin “Loro Boriçi”. Një gjë e tillë është publikuar edhe ditën e sotme në faqen zyrtare të UEFA-s.