Liqeni i Komanit duket se akoma nuk është gati për të pritur turistë. Ai është i “pushtuar” në mbeturinat. I mirënjohuri eksplorues Ndoc Mulaj, specialist i turizmit malor në Shqipëri, ka publikuar video nga kjo katastrofë, teksa ngre alarmin se në këtë Liqen po shkarkohen kamionët me mbeturina.
“KATASTROFIKE‼️ Kjo është situata sot në liqenin e Komanit, pas atij superaksioni që bëmë në Prill dhe pas një punë mjaft të mirë e të lavdërueshme që ka bërë KESH dhe Bashkia e Vaut të Dejës më pas për heqjen e vazhdueshme të mbeturinave afër digës. Pra nga po vijnë…?!
Ju varkatarë, nëpër kasetofonat tuaj të varkave, duhet të lëshoni atë këngën “Prej te Molla e Kuqe…” sepse po thonë që aty përballë Mollë Kuqe po shkarkohen kamjonat me mbeturina…‼️
Ne pastro, ju lundro e ata hidh, deri kur kështu o njerëz, o shtet😡
Gojët e hallkut thonë se një prej kompanive konçesionare ka marrë nga shteti plot dy varka me lek për mbajtjen pastër të tre liqeneve, Fierzës, Komanit e Vaut të Dejës. A din dikush diçka më shumë për këtë “thashethemnajë”??!!”, shkruan Mulaj.