Zbulohet goditja e Vllaznisë për sulmin. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta në klubin shkodran se 23-vjeçari ganez Ngisah Bismark mbërrin nesër në Shqipëri për llogari të Vllaznisë.qendër
Agjenti i lojtarit dhe drejtuesit shkodranë kanë gjetur akordin, por pritet të hidhet firma nën kontratë që gjithçka të quhet e përfunduar. Bismark sapo ka zgjidhur kontratën me klubin italian të Kievos.
Ai ka qenë pjesë e veronezëve për katër vite, por më tepër është dhënë në formë huazimi në klube të Serisë C. Së fundmi ka qenë te klubi Pro Sesto, ku në 10 ndeshje shënoi vetëm një gol.
Gjithsesi, përtej shifrave mendohet se Bismark është një qendërsulmues me karakteristikat e Kaleb Ekuban, që pesë vite më parë shpërtheu te Partizani si huazim nga Kievo.