Ndonese duket se ka ende kohe, ne Shkoder kane filluar te marrin masat per ndeshjen e kthimit, ate qe do te luaje me 15 korrik ne “Loro Boriçi” ndaj ekipit nga Bosnje- Hercegovina Shiroki Brijeg.
Perpos caktimit te orarit qe eshte vendosur perfundimisht per t’u luajtur ne 21:00, drejtuesit e Vllaznise kane filluar te mendojne edhe per çeshtjen e tifozeve dhe shume detaje te tjera te kesaj ndeshje.
Klubi shkodran do te jete i detyruar te zbatoje vendimin e Ministrise se Shendetesise qe hyn ne fuqi me 1 korrik, sipas te cilit ne stadiumet e futbollit mund te jene te pranishem tifoze deri ne 30 % te kapacitetit te tyre.
Kjo do te thote se ne ndeshjen Vllaznia- Shiroki Brijeg ne stadium do te mund te jene 4770 tifoze (kapaciteti i tij eshte 19250 vende).
Kuptohet qe numri nuk eshte ai i duhuri, por kuptohet me mire keshtu sesa ka qene prej nje viti e gjysem me stadiumin plot. Tifozet qe do te jene te pranishem ne “Loro Boriçi” me 15 korrik padyshim qe do ta mbeshtesin Vllaznine ne kerkim te kualifikimit per ne turin e dyte te “Conference League”.