Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç , Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç.
Si dhe janë plagosur shtetasit Hasan Ferracaku 54 vjeç, dhe Elmedin Dyli 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur. Kujtim Ferracaku është babai i Aian Ferracaku, i ekzekutuar rreth 3 vite më parë në zonën e Livadeve në Shkodër.
Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.