Pak pas mesnatës së kaluar, Velipoja, Shkodra por edhe Shqipëria, janë tronditur nga një ngjarje e rëndë. Pas një konflikti, sipas policisë për pronësinë e rërës për vendosjen e shezllongjeve dhe çadrave në plazh, katër persona kanë humbur jetën nga armët e zjarrit. Pos sipas policisë, ka qenë më shumë se një armë e përdorur në konflikt.
Në fotot e siguruara nga ShkodraWeb, shihet vendngjarja pak minuta pas konfliktit. Ngjarja ka ndodhur në një rrugicë në mes dy hoteleve, pronarët e të cilëve duket janë konfliktuar. Është një zonë jo shumë larg asaj që mund të quhet qendra apo shëtitorja e Velipojës në kohë piku. Pamjet flasin vetë, ndërsa në vendngjarje ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Nga pamjet, shihet edhe njl mjet blind përveç mjeteve të tjera të zakonshme të Policisë së Shtetit. Mesa duket, policia i druhej një përshkallëzimi të mundshëm ose mjeti blind do të duhej për të ndjekur e kapur personat e përfshirë në ngjarje, normalisht të rrezikshëm dhe të armatosur. Pamja më e trishtë, janë ambulancat. Ata larguan viktimat drejt morgut dhe të plagosurit drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës. /ShkodraWeb/