Si msuse e re, e fillova me mendësinë me u fut në klasë, me mbajt qetësi “pusho ti…pusho ti” për me mbajt vemendjen e nxansve gjatë msimit e me tregu autoritet. Ndigjosha kolegët ma me eksperiecë që thoshin “pse lodhesh…me qetsi “…
Tu i njoft nxansit nji nga nji, kuptova që janë shokë shumë të mirë e unë mund të isha shoqe shumë e mirë për to… kshtu ishte edhe vemendja e tyne në msim ma e madhe.
Ndoshta jo çdo ditë e jemja ishte ma e mira me i ndigju e me iu pershtat e pa dashje përdorsha autoritetin si mburojë.
E ndoshta jo çdo ditë e tyne, ishte ma e mira me mu pershtat mu.
“M’fal zysh se kam ardh von”
“Jo, del jasht”
Ndër tana herët që më ke “merzit”…sot më ke dëshpëru
Tesh, të tham un ty m’fal Musaen.
M’fal se ndoshta shpesh herë s’pata durim…
M’fal se shpesh nuk të kam ndigju…
M’fal se nuk ta vlerësova vemendjen aq sa duhet….
Edhe falemnders, se më msove shumë sot.
Sikur ta mendoshim të gjithe se një ditë asht dita e fundit që shef dikë, do ishim njerëz ma të mirë! /Nga Stesi LAQJA, mësuese e Musaen Zenelit, publikuar në Facebook/