Një ngjarje e rëndë është shënuar në Savignano të Italisë.
Mediat e shtetit fqinj, shkruajnë se një shqiptar, ka ndërruar jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Viktima është identifikuar si Zaim Qoshja, 60 vjeç. Ai dyshohet se ishte duke rregulluar një zgjatuese në shtëpinë e tij, kur ra në kontakt me korrentin.
Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, 60-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.
Mediat përtej Adriatikut, po ashtu shkruajnë se Qoshja ndodhej në Itali që prej vitit 1998. Ai kishte punuar prej vitesh në sektorin e ndërtimit, më konkretisht murator dhe ishte baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.