Një shtetas malazez, i dënuar nga një gjykatë gjermane për vjedhje, po tentonte të hynte në Shqipëri përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, por është arrestuar nga policia. Burimet bënë me dije se në hyrje të pikës kufitare u arrestua shtetasi Uka Beganaj, 42 vjeç, banues në Cetinje, Mali i Zi.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, pasi Gjykata Lokale Stade, Gjermani, me vendimin e datës 08.07.2020 e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.
Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957”, tha policia.