Një 30-vjeçar, banor i Krastës në Martanesh humbi dje jetën tragjikisht teksa kthehej nga festa e Ballëm Sulltanit. Raportohet se Drilon Gjoni kishte udhëtuar drejt Teqesë së Ballejës dhe pak orë pas mesnate ka udhëtuar drejt vendlindjes.
I ndjeri drejtonte automjetin tip “Mitsubish” në aksin rural Ballejë-Krastë. Në rrethana ende të paqarta Gjoni ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Çdo fund qershori në Ballejë të Martaneshit festohet Ballëm Sulltani. Besimtarë të shumtë bektashi dhe jo vetëm, udhëtojnë drejt vendit të shenjtë dhe luten për mirësi si edhe festojnë. Festa e fundit fatkeqësisht pati një viktimë, 30-vjeçarin Drilon Gjoni.