Në një status publik të ndarë sot nga kryetari i bashkisë Lezhë, evidentohen disa fakte të rëndësishme.
Duke përdorur një dhunë verbale e psikologjike, karakteristikë kjo e degradimit të komunikimit ndërinstitucional me barkderra dhe legena, kryetari në fakt pohon një të vërtetë që të gjithë e njohin, pasi kufizimet me fashat e orareve të vendosura nga qeveria nuk respektohen në shumicën e rasteve (fakt që provohet lehtësisht nga kamerat sipas tij) por thjesht kthehen në një mundësi gjobevenie për bizneset, sipas oreksit të punonjësve të policisë.
Së dyti, akoma më kritik është fakti, sipas kryetarit, që policia nuk merret aspak me kontigjentin kriminal që lëviz lirshëm ndër rrugë, plazhe e qytete, por dhunon dhe gjobit bizneset e individët e pambrojtur, përfshirë këtu edhe vetë kryetarin e bashkisë.
Ndërkohë, Kryeministrit i duhet të dalë publikisht të mbrojë njëkohësisht edhe “barkderrat” edhe “legenat”… Problem të madh duhet ta ketë kur i dalin këto kryetarët e bashkive të flasin pa leje e skenar paraprak, se gjithnjë bëjnë gabime. /Nga Eli GOLEMI, publikuar në Facebook/