Geri Lineker ka shkruar historinë e futbollit botëror me golat e tij, duke qenë një nga bomberat më të njohur në vitet ’80 e fillimin e viteve ’90 me klubet ku ka luajtur e sidomos me kombëtaren angleze. Por ai ka bërë histori edhe me batutat e tij dhe me frazat rreth futbollit.
Një nga më të famshmet është padyshim ajo që lidhet me futbollin dhe me Gjermaninë. “Futbolli është një lojë e thjeshtë. Njëzetedy njerëz ndjekin një top për 90 minuta dhe në fund gjermanët fitojnë gjithmonë”, ishte batuta e tij e famshme pasi kishte qenë pjesë e disfatave përballë gjermanëve me përfaqësuesen e vendit të tij.
Një batutë që ka hyrë në histori e që përmendet shumë shpesh sa herë që Gjermania fiton me ndonjë gol në minutat e fundit. Por sot, Geri Lineker ka ndërruar mendje pas fitores së Anglisë ndaj skuadrës së Gjermanisë.
“Mendoj se ka ardhur koha që fraza “fitojnë gjithmonë gjermanët” të harrohet. U prehsh në paqe”, ishte postimi me ironi në “Twitter” i ish-futbollistit të njohur, që është shpërndarë me shumë shpejtësi në rrjetet sociale. /vipsport/