Pak minuta më parë, në hyrje të Shkodrës ka ndodhur një aksident. Pikërisht në hyrje të Xhabijes, aty ku Autoriteti Rrugos Shqiptar ka planifikuar dhe po ndërton një rrethrrotullim “të çuditshëm”. Drejtues të mjeteve motorike por edhe specialistë, e kanë parë si të rrezikshëm këtë rrethrrotullim, nisur nga vendndodhja por edhe kryqëzimi i disa akseve, duke nisur nga ByPass-i, hyrja në drejtim të qytetit, kalimi në Pedonalen e Molos, aksi drejt Tiranës.
Fatkeqësisht, sot shqetësimet janë vertetuar. Në rrethrrotullim, janë përplasur një kamion dhe një veturë e vogël ndërsa po i silleshin atij. Fatmirësisht, nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale dhe probleme me qarkullimin. Vargu i makinave ka arritur deri në Parrucë, në drejtim nga qendra e qytetit. Policia është në vendngjarje, por për vetë pozicionin, në afërsi të një qendre tregtare dhe një lokali të njohur, ëswhtë e vështirë të bëhet diçka.
Ajo që mbase ia vlen të merret në konsideratë, teksa punimet vijojnë akoma, është mundësia e një mbikalimi apo nënkalimim për aksin që vjen nga ByPass-i për të lehtësuar trafikun. Sot ka trafik, por nuk mund të krahasohet me atë që krijohet sidomos gjatë gushtit, me kthimin e emigrantëve dhe ardhjen e turistëve vendas apo të huaj. Aksidenti i sotëm, ishte i paralajmëruar. Duhet vepruar që të mos ketë të tjerë. /ShkodraWeb/