Një shqiptar, pronar i një lokali nate në Greqi u ekzekutua në një atentat mafioz në Glyfada të Athinës. Tre persona të tjerë, një prej të cilëve shqiptar kanë mbetur të plagosur. Mediat greke raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 04:50 të së dielës.
Dy persona me maska të cilët qëndronin para lokalit të shqiptarit me emrin “Joy Bar”, kanë qëlluar mbi shqiptarin e moshës 37 vjeçare duke e lënë të vdekur në vend. Autorët qëlkuan edhe mbi një tjetër shqiptari, i cili është plagosur.
Si rezultat i plumbave rikoshetë u plagosën dy prej klientëve grekë të barit. Menjëherë pas kësaj, atentatorët që thuhet se janë gjithashtu shtetas shqiptarë, janë larguar, ndërsa klientët kanë njoftuar policinë që ka mbërritur menjëherë. Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi, ndërsa policia po shqyrton filmimet nga kamerat e sigurisë të barit.