Një ngjarje e trishtë ka ndodhur sot pasdite në plazhin e Tales në Lezhë, ku një 58-vjeçar nga Burreli është mbytur në det. Raportohet se viktima është Naim Mustafaj.
Mësohet se ky i fundit ka dalë i gjallë nga uji, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Njoftimi i plotë
Rreth orës 17:35 , në plazhin e Tales, Lezhë është mbytur në det shtetasi N.M.,58 vjeç, banues në Burrel.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.