Moti për ditën e shtunë, 3 korrik 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në mesditë në zonën qëndore dhe lindore në formën e stuhive. Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 15/29°C
Zona e ulët 18/33°C
Zona bregdetare 20/31 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari