Një person është mbytur perpara pak minutave ne bregdetin e plazhit të Velipojës. Viktima është identifikuar si shtetasi Murat Hyseni, 76 vjeç nga Ferizaj.
Pushuesit dhe roja bregdetare e kanë nxjerrë në breg ndërsa ka shkuar edhe ambulanca e Qendrës Dhëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur për ta rikthyer në jetë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë brenda në ujë.