Nuk kishte dyshime se rrugëtimi do të vazhdonte si në 58 edicionet e para, nën shenjën e suksesit. E kështu ka ndodhur në fakt. Edicioni i 59- të i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër, ishte konfirmim i suksesit të radhës. Sigurisht, janë shumë individië që punojnë fort për suksesin e tij, por sigurisht mbi të gjithë është Mjeshtri i Madh Kujtim Alia.
Nuk është fjala vetëm për dy netët e festivalit, siç ishin edhe sivjet. Mjetri Alia, stafi i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Shkodër në bashkëpunim me shkollat, punojnë përgjatë gjithë vitit për evidentimin dhe përgatitjen e talenteve të reja, edhe për këtë festival. “Bilbilat e vegjël në Shkodër këndojnë”, është një tjetër krijim i Kujtim Alisë, i cili ia ka dalë ta mbajë në këmbë për 25 vite.
Para Bashkisë së Shkodrës, me një skenografi dhe ndriçim profesional, Festivali Mbaëkombëtar i Këngës për Fëmijë shpalli fituesit, të cilët janë:
Vendi i tretë: ” Fal dashuri” kompozuar e orekestrimi Petrit Terkuci, teksti Mimoza Tola, kënduar nga Sibora Teqja.
Vendi i dytë: ” Vetminë askush s’e duron” muzika e orkestrimi Roland Guli, Teksti Meri Guli, këndon Uarda Dibra.
Vendi i parë: ” Princesha e babit”, muzika e teksti Eriona Rushiti, orkestroi Enis Mullaj, këndon Marina Daka.