Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, në edicionin e tij të 59- të, ka përfunduar natën e kaluar. Megjithatë, nuk ka kaluar pa një “polemikë” në distancë. Ka qenë Aleksandër Marleci, sekretar i PD- së Shkodër, i cili ka publikuar një foto nga edicioni i 50- të, të cilën e ka shoqëruar edhe me një koment.
Marleci ka komentuar një intervistë të koordinatores së këtij festivali, Manjola Lloja, në një nga mediat kombëtare. Sipas tij, Lloja ka thënë se “festivali i sivjetshëm nuk do ishte i mundur pa kontributin e çmuar të Edona Bilalit dhe Benet Becit”, të cilët janë deputet të zgjedhur nga listat e PS- së në qarkun Shkodër me 25 prill.
Publikimi i Aleksandër Marlecit
Sindroma e “vitit 0”.
Kjo ishte skena e Festivalit të 50-të Kombëtar të Fëmijëve e ngritur në Shkodër në vitin 2012, ndërsa këtë vit kemi festuar vitin e 59- të rradhazi që ky festival organizohet në Shkoder aty ku në fakt edhe ka lindur.
Këtë koment e kam për koordinatoren e këtij festivali (nuk e njoh) e cila ditën e djeshme në edicionin e lajmeve në një tv kombëtar u kujdes të theksonte se festivali i sivjetshëm nuk do ishte i mundur pa “kontributin e çmuar” të Edona Bilalit dhe Benet Becit.
Koordinatorja aq di e aq i kanë thënë të deklarojë, po si mundet që më pafytyrësinë më të madhe të fyejnë historinë dhe kujtesën historike të qytetit (që me pa të drejtë përfaqësojnë) Edona me Benetin këtë nuk arrij ta kuptoj. /ShkodraWeb/