Ditën e sotme është shpërfaqur një polemikë në distancë lidhur me Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë i cili përfundoi mbrëmjen e kaluar. Sekretari i PD- së Aleksandër Marleci, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur rezerva e pakënaqësi lidhur me atribuimin e meritave deputetëve të PS- së Edona Bilali dhe Benet Beci nga koordinatorja Manjola Lloja gjatë një interviste televizive.
Nuk ka munguar as edhe reagimi i Manjola Llojës, e cila ka zgjedhur që shënimin e saj, në formën e një sqarim- përgjigje, ta publikëjë pikërisht në “murin” e Facebook ku Marleci ka publikuar edhe kritikën e tij. Më poshtë, gjeni publikimin e plotë në Facebook nga Manjola Lloja.
Publikimi i Manjola Lloja në Facebook.
Miredita! Meqe nuk me njihni, me lejoni te prezantohem. Jam Manjola Lloja, pjese e festivalit per here te pare ne vitin 1987. Prej 21 vitesh jam pjese e stafit organizativ te Festivali Mbarekombetar i Kenges per Femije – Shkoder, Albania.
Skena qe ju keni publikuar i perket festivalit te 50, ku kam qene koordinatore dhe skenariste.Eshte nje nga skenat me te bukura e festivalet me dinjitoze qe kemi organizuar. Per kete kontributi pertej nesh, i njihet z.Lorenc Luka, kryetar i Bashkise Shkoder ne ate kohe dhe z.Petrit Beci drejtor i RTSH.
Ne edicionin ne mbyllem mbreme, organizatore e mbeshtetes kane vijuar te jene Bashkia Shkodër, por me 1/2 e buxhetit dhe me pretendimin qe festivali te organizohej vetem nje nate, e nga Ministria e Kulturës me buxhetin gati-gati fyes prej 300.000 lekesh.
Znj.Edona Bilali per festivalin e ketij viti, beri ate qe ne mendimin tim modest di te beje me mire, te nxise biznesin.Ndaj ne historine e festivalit tone, per here te pare disa biznese te qytetit u angazhuan per te mirepritur mbi 100 te ftuar nga gjithe Shqiperia, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia.
Gealan, Termopan, Hotel Chicago, Hotel Rozafa, Hotel Atelier, ju jemi mirenjohes per gjithe kontributin tuaj! Ndersa per uniformat dua te falenderoj Cohl’s ne Tirane.
Kontributi i zotit Beci, nisi ne fakt shume muaj me pare se ai te ishte pjese e politikes, kur ne strategjine e pergjegjesise sociale qe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare e ndertuar ne kohen kur ai e drejtonte, perfshiu Festivalin ne listen e projekteve qe do te mbeshteteshin ne gjithe veriun e vendit, ne dijenine time do te kete disa te tille ne vijim edhe ne Shkoder. Kaq per te sqaruar cfare duhet thene, per t’ia njohur hakun te gjitheve.
Pa dashur t’i hyj replikave me asnjerin prej jush qe shkruani e komentoni…
Vitin tjeter ne Shkoder do te organizojme edicionin e 60-te te festivalit, e ne punen e kemi nisur nderkohe. Do te uroja shume qe secili prej jush qe e do vertet kete patente kulturore e turistike te nje tradite kaq te gjate ne qytetin tone, te gjente mundesine per ta mbeshtetur e mirepritur!