Moti për ditën e hënë, 5 korrik 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në zonat veri-lindore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat:
Zona malore 13/31°C
Zona e ulët 14/35°C
Zona bregdetare 20/33 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari