Ashtu siç kishin paralajmëruar kryeministri Edi Rama dhe më pas ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, janë bërë sot ndryshime të thella në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Duke filluar nga Tirana, Gjovalin Loka i cili mbante detyrën e drejtorit të Departamentit të Sigurisë në kryeqytet është emëruar në krye të drejtorisë së Elbasanit.
Kujtojmë që Loka u lirua nga detyra e drejtorit në Tiranë vetëm disa ditë më parë pas ngjarjes tragjike në Velipojë ku mbetën të vrarë 4 persona dhe pas paralajmërimeve të Çuçit dhe Ramës për ristrukturim të policisë.
Shefi i komisariatit nr.2 në Tiranë, Oliton Bistri është emëruar drejtor i policisë së Durrësit ndërsa numri dy i Departamentit të Sigurisë, Dhimitraq Ziu emërohet drejtor i Policisë Rrugore.
Në drejtorinë e Fierit është larguar Bledar Çeliku dhe në vendin e tij u emërua Ferdinand Mara nga drejtoria e Korçës. Vendin e tij në qytetin e Korçës e zuri Ardian Çipa, i cili deri më tani ishte pjesë e Akademisë së Sigurisë.
TË GJITHA LËVIZJET NË STRUKTURAT E POLICISË SË SHTETIT
Ndryshime në nivel drejtues në strukturat vendore të Policisë së Shtetit. Në kuadër të ristrukturimit për rritjen e forcës goditëse dhe parametrave të sigurisë në vend, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur ndryshime në nivel vendor e qendror.
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Skënder Hita transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Bledar Çeliku transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Ferdinant Mara transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Gjovalin Loka ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë Oltion Bistri transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
Hamdi Fjore deri tani zv.dr i DVP Korçë transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
Edmond Tarkaj deri tani drejtor i Policisë Rrugore, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Dhimitraq Ziu deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë , transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.
Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë deri tani transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë ne DVP Tiranë.
Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Niko Brahimaj transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.
Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të luftuar maksimalisht krimin e organizuar dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët.