Një aksident me një të plagosur ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Laç, pranë fshatit Ishull-Shëngjin. Nga vendngjarja bëhet me dije se në aksident është përfshirë një automjet tip Fuoristradë dhe një motor, në të cilin udhëtonte një shtetas nga Bosnja.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spitalin rajonal. Mësohet se motoristi ishte në grup me disa persona të tjerë, të cilët ishin nisur në një tur nëpër Shqipëri.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga automjeti.
Një trafik i rënduar është krijuar përgjatë superstradës nga Lezha në drejtim të Laçit, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.