Ditën e neserme, Bashkia Malësi e Madhe ka njoftuar një takim konsultues- ballafaques me grupet e interesit të sistemit të qeverisjes vendore. Pjesëmarrësit do të diskutojnë e japin mendime lidhur me projektin “ADRIA_Aliance, ADRIAtic, Aleanca ndër-kufitare për promovimin e efikasitetit të energjisë dhe adaptimit të ndryshimit të klimës”, i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin në territoret e Partnerëve në lidhje me nevojën urgjente për të modifikuar përdorimet aktuale të energjisë me qëllim për të promovuar një qëndrueshmëri dhe siguri më të madhe mjedisore në lidhje ndaj ndryshimeve klimatike.
Eshtë një qasje “nga poshtë lart”, e miratuar për të inkurajuar pjesëmarrjen e gjerë shoqërore, dhe zgjidhjet që do të zbatohen të gjitha do të kenë një nxitje të fortë në inovacion, në lidhje me zgjidhjet teknologjike për ndërtesat e efiçiencës së energjisë dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme
Objektivi është t’u ofrojë të gjithë partnerëve një model efektiv planifikimi strategjik dhe qeverisjeje të shtrirë në të gjithë territorin e përfshirë, që synon përmirësimin e efikasitetit të energjisë dhe sigurisë së qyteteve nga rreziqet e krijuara nga ndryshimet klimatike.
ADRIA_Aliance do të realizojë zhvillimin e modeleve të reja të biznesit që do të përfitojnë nga transferimi i know-how dhe fillimi i ndërmarrjeve inovative për ndërtimin e kapaciteteve dhe aktivitete trajnuese që synojnë të arrijne me sukses hyrjen dhe pozicionimin në tregun e Burimeve të Rinovueshme të Energjisë (BRE ) (përmes përvetësimit të aftësive të larta në ndërhyrjet e efiçencës së energjisë dhe prodhimin e energjisë nga BRE).
Përmes zbatimit të projekteve të vogla pilot për efikasitetin e energjisë në ndërtesat publike të Partnerëve dhe te mikro-rrjeteve lokale (rrjete inteligjente) për shkëmbimin e energjisë dhe të dhënave për ndërtesat publike, do të jetë e mundur të shfrytëzohen potenciali mjedisor i këtyre ndërtesave, duke lejuar fillestarët të verifikojnë dhe demonstrojnë aftësitë e tyre teknike dhe organizative.
Në fund të projektit, partnerët do të rrisin ndërgjegjësimin e tyre në lidhje me përdorimin përfundimtar të energjisë, matjen dhe monitorimin e arritjeve dhe do të përfitojnë nga zbatimi i planeve specifike të adaptimit, që synojnë sigurinë e mjediseve urbane.