Që pas 25 Prillit, Ilir Meta po e mban fjalën që dha në 25 Maj të vitit të kaluar se ai kishte vendosur të bëhej një President (danez). Iliri i para 25 Prillit nuk ka më asnjë lidhje me Metën e post-25 Prillit! Por përpara se të vij tek fotoja që sigurova me shumë vështirësi mes Ilir Metes dhe Erion Veliajt në Budapest 2 ditë më parë, dua të flas për heshtjen shurdhuese të Presidentit të Republikes në lidhje vendimet e Gjykatës Kushtetuese që ditë pas dite po i japin atij çdo ditë të drejtë për gjithçka çka ulëritur e firmosur para 25 Prillit.
Iliri i para 25 Prillit do të rrëmonte deri në gërmat më të paqarta të një opinioni të Venecias për të treguar se e vërteta e qendrimeve të tij, por Meta e 25 Prillit nuk ka thënë asnjë fjalë publike për një seri vendimesh shpesh (7 me 0) të GJK- së në favor të ankimimeve të tij që nga rasti Cakaj, me ligjin e Policisë së Shtetit e duke kulmuar me vendimin që e shpall të paligjshme praktikisht shembjen e Teatrit Kombëtar. Edhe kjo një tjetër “medalje” që deri tani duhet ngulur në gjoksin e Presidentit në heshtje.
Ilir Meta mori pjesë në një aktivitet të Bashkise së Budapestit në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës për vendosjen e bustit të Heroit tonë Kombëtar në parkun kryesor të kryeqytetit hungarez. Si asnjëherë tjetër në këto 4 vite Presidence të Ilir Metës, në krah të tij në Budapest udhëtoi edhe zonja Kryemadhi që u duk se për herë të parë kishte përqafuar pozitën e “Zonjës se Parë” megjithëse e refuzoi këtë atribut në vitin 2017. Kush e di pse?!
Erion Veliaj ka qenë në pararojë të sulmeve ndaj Ilir Metës duke iu futur Presidentit deri edhe tek banjot për 9 mace që sipas kryebashkiakut ai i ka. Thënë kjo, më shumë se njëherë, e majta ka treguar se edhe sherrnajat më të ethshme mes tyre përfundojnë në pasione të mëdha. Dy ditë më parë si Erion Veliaj dhe Ilir Meta u munduan fort të na tregojnë se ata ende nuk e honepsin dot njeri- tjetrin, por fotoja e mëposhtme po mundohet të na thotë diçka…!
P.S….diçka që flet shumë për heshtjen e Ilir Metës! /Nga Bledian KOKA, gazetar/