Danimarka “i hap krahun” Anglisë e cila do të gjejë Itaklinë në finalen e madhe të Euro 2020. “Hirushja” e Euro 2020, ka rezistuar 97 minuta të kohës së rregullt bashkë me shtesat përkatëse, për tu dorëzuar në shtesën e parë të 30 minutave. Një penallti e pritur nga Shmajkel në minutën e 104, i kthehet sërish topi në këmbë Kane që shënon golin e fitores.
Më herët, Danimarka shënoi dy herë, një supergol në portën e Anglisë me goditje dënimi me autor Damsgard dhe një autogol në portën e vet, për të vendosur barazpeshën që zgjati për 97 minutat e kohës së rregullt. Minutat e shtetës prej dy herë nga 15 minuta, nisën me furinë angleze, e cila sipas gjasave vështirë të gjente golin, nëse nuk do të vinte penalltia.
Arbitri u konsultua me gjyqtarët e VAR dhe Kane u drejtua nga pika e bardhë. Shmajkel pret por topi rikthehet tek këmba e sulmuesit anglez që shënon, teksa mbrojtja daneze mesa duket “po flinte”. Kështu, pas 55 viteve Anglia e sheh veten në një finale dhe pikërisht në shtëpinë e saj, në Uemblin magjik. Itali- Angli, një superfinale për Euro 2020, jo i zakontë dhe jo vetëm për shkak të zhvillimit me vonesë për shkak të pandemisë.