Vllaznia përballet sot në orën 21.00 me Shiroki Brijeg, në kuadër të turit të parë të Conference League. Nje ndeshje kjo qe pritet me shume interes ne kampin shkodran, sepse mbi te gjitha kthehen pas 10 vitesh mungese ne Europe.
UEFA ka vendosur edhe per gjyqtarin që do vendosë drejtësi në këtë 90 minutësh në Bosnjë. Gjyqtar kryesor për këtë takim është caktuar 39 vjeçari nga Rusia, Aleksey Matyunin.
Matyunin ka qënë bilbil kryesor në shumë takime të kampionatit në Rusi, por jo vetëm kaq. Atij i janë besuar edhe ndeshje të Kombëtareve të moshave. Vlen të përmendim Turqi U12-Kosovë U21 e luajtur me 17 nëntor 2020.
Plot 9 herë, Matyunin e ka nxjerrë kartonin e verdhë në 2 ndeshjet e fundit të gjykuara prej tij. Në Rostov-Krasnodar janë “zverdhur” 3 lojtarë, ndërsa në Akhmat Grozny-Tambov janë ndëshkuar 6 lojtarë. Kështuqë, te Vllaznia duhet të kenë kujdes.