Vllaznia është larguar nga Bosnje-Hercegovina me një humbje 3-1. Shiroki Brijeg ka fituar ballafaqimin e parë në Ligën e Konferencës në një ndeshje ku arbitri ishte aktori kryesor.
Dy kartonë të kuq për shkodranët dhe shumë të tjerë të verdhë së bashku me 2 penallti të akorduara bënë që kuqeblutë të mos ishin aspak të qetë psikologjikisht.
Në përfundim të ndeshjes Matko Djarmati ka folur për mediat, ku ka theksuar se gjykimi ishte tërësisht i njëanshëm, teksa rusi Matiunina “masakroi” Vllazninë me ndëshkimet në fushën e lojës
“Ne nuk u futëm mirë në lojë, disa gjëra nuk funksionuan mirë. Vetëm u përpoqëm të ndryshonim diçka me zëvendësimet. Shënuam një gol dhe shpresoj se do të jetë më mirë në kthim sesa sot.
E dimë se si do ta pozicionojmë veten tonë në ndeshjen tjetër. Arbitrimi? Plotësisht i njëanshëm me atë që pamë”, ka thënë Matko Djarmati./Sport Ekspres/