Vllaznia është mundur mbrëmjen e kaluar nga Shiroki Brijeg për Conference League. Rezultati 3- 1 nuk është aspak tregues i asaj çfarë u shfaq në fushën e blertë, sidomos pas një gjykimi më shumë se skandaloz të arbitrit rus të ndeshjes. Në përfundim, kapiteni Erdenis Gurishta flet haptas, pa dashur të justifikohet për rezultatin aspak pozitiv.
“E merituam me humb”, thotë ai por duke sjellë në vëmendje edhe arbitrimin e ndeshjes nga kryesori, i cili sipas kapitenit kuqeblu, ishte tendencioz. Ndërkohë, goli i vetëm për Vllazninë u shënua nga Çoba. Pas ndeshjes ai e konsideron golin si gol shprese, teksa si edhe Gurishta, e shohin të mundur kualifikimin pas ndeshjes së dytë në Shkodër.
Ndeshja e dytë do të luhet me 15 korrik 2021 në ora 21.00 në “Loro Boriçi” dhe rikthimi i tifozëve në stadium pritet të ketë efekt pozitiv tek Vllaznia. Si në ndeshjen e mbrëmshme në Bosnje- Hercegivinë, edhe të enjten që vjen, nuk do të ketë tifozë të ekipit udhëtues.