Gazsjellësi Jonian- Adriatik (IAP), një investim strategjik në nivel ballkanik dhe europian, do të shtrihet edhe në territorin e Bashkisë së Shkodrës. Sipas projektit, ai do të përshkojë njësitë administrative Dajç dhe Velipojë.
Në këtë kuadër, Bashkia e Shkodrës ka organizuar konsultim publik me grupet e interesit në njësitë administrative ku do të shtrihet zbatimi i këtij projekti.
Shpronësimi i tokës nga do të kalojë gazsjellësi, impakti që do të ketë në mjedis, rikthimi i tokës në gjendjen fillestare pas përfundimit të projektit si dhe elementë të veçantë të projektit, janë diskutuar në këto konsultime.
Projekti pritet të nisë zbatimin në vitin 2024 dhe do të zgjasë dy vite.