Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Dushar të Maliqit. Kamioni i cili ishte i ngarkuar me dru është përmbysur në mes të rrugës, duke zënë poshtë 38-vjeçarin, Marsel Nazifin, i cili ishte Drejtor i Pyjores në Maliq.
Viktima ka qënë i shoqëruar me 4 persona të tjerë, për të cilët ende nuk dihet nëse kanë shpëtuar ose jo. Trupi i pajetë i 38-vjeçarit është nxjerrë nga banorët e zonës. Policia dhe ambulanca pritet që të mbërrijnë në vendngjare.