Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, deputete e zgjedhur e PD- së për Qarkun Shkodër: Kryeministri bëri analizë për prokurimet publike të bashkive, por “harroi” prokurimet e zhvilluara nga institucionet qendrore të qeverisë.
Gjatë vitit 2020, pas shpalljes së situatës së emergjencës shëndetësore për COVID-19, u prokuruan 8.9 milion euro mallra dhe shërbime me procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, që kufizojnë konkurrencën mes operatorëve ekonomikë, që favorizojnë operatorë të caktuar dhe duke përdorur pa ekonomi paratë publike.
Procedurat e rregullta të prokurimit u pezulluan me një vendim të qeverisë, u mbajtën të fshehta, dhe nuk u bënë asnjëherë transparente per publikun, duke abuzuar me paratë e taksapaguesve.
Këto procedura, duhet të hetohen nga institucionet ligjzbatuese, pasi lënë vend për korrupsion.