Vetem pak ore pushim pas mberritjes nga Bosnje – Hercegovina dhe ekipi i Vllaznise ka zbritur menjehere ne fushen e stervitjes per te zhvilluar seancen e rradhes.
Ne te kane marre pjese futbollistet qe jane aktivizuar ne pjesen e dyte te ndeshjes ndaj Shiroki Brijeg ose ata qe nuk jane aktivizuar fare, nderkohe qe titullaret e djeshem jane lene pushim
Trajneri Brdariç eshte marre gjate ne seancen e sotme me keta futbolliste duke kerkuar ti kete ne formen e duhur sepse te enjten e ardhshme disa prej tyre do te jene titullare ne ndeshjen e kthimit ndaj ekipit nga Bosnje – Hercegovina.
Kjo sepse siç dihet nje mungese eshte e sigurte, ajo e Krymit qe eshte ndeshkuar me karton te kuq, por perpos tij pritet qe edhe 2-3 lojtare te tjere te ulen ne stol dhe ne vend te tyre do te luajen futbolliste te tjere
Kjo sepse ne takimin e kthimit, Vllaznia nuk ka se çfare te humbase dhe per rrjedhoje do te beje nje futboll me sulmues sepse vetem ne kete menyre mund te shpresohet tek kualifikimi.