Një automjet është djegur pasditen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet në rrethana akoma të pasqaruara.
Siç mund të shihet nga këto pamje të siguruara, bëhet fjalë për një makinë “Benz” që është shkrumbuar nga flakët.
Nuk dihen ende nëse bëhet fjalë për një ngjarje të qëllimshme apo aksidentale. Po ashtu nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia mbi ngjarjen.