Dita e djeshme dhe ajo e sotmja kane qene te ngarkuara per drejtuesit e klubit Vllaznia. Ata kane punuar me ore te gjate dhe kane bere gati dosjen e ankimimit per arbitrat e ndeshjes Shiroki Brijeg- Vllaznia e cila perfundoi me rezultatin 3-1, por edhe me shume probleme brenda saj.
Mesohet se ankimimi eshte derguar diten e sotme ne seline e UEFA-s e cila pritet ta marre ne shqyrtim dhe ta analizoje ate. Kuptohet qe nuk pritet ndonje vendim i rendesishem prej ketij institucioni, por thjesht do te analizohet dosja e klubit shkodran dhe do te vendoset nese kane te drejte apo jo ne pretendimet e tyre.
Behet e ditur se shkodranet ne dosjen e tyre kane prezantuar rastet per te cilat dyshohet se ka patur nje keqinterpretim te rregullores se lojes ne dem te ekipit te Vllaznise.
KF Vllaznia natyrisht beson se duke luftuar fort do te jape kontributin e tij ne zhvillimin e futbollit te ndershem, padyshim duke patur besimin e plote qe organet disiplinore te UEFA-s do te ndermarrin te gjitha hapat dhe vendimet e duhura.
Ky ndoshta eshte rasti i pare qe nje klub shqiptar ankohet zyrtarisht ne UEFA per padrejtesi ne gjykim dhe gjithcka ka ndodhur pas ngjarjeve ne ndeshjen Shiroki Brijeg- Vllaznia (3-1), ku arbitri rus Aleksei Maytunin ndeshkoi ekipin shkodran me dy 11-metersha shume te dyshimte dhe po ashtu akordoi plot 12 kartona te verdhe dhe 2 te kuq per pjestaret e tij.