Përmbyllet me sukses operacioni 48 orësh, për shuarjen e vatrave të zjarrit në Vermosh të Malësisë së Madhe, në afëri të pikës kufitare të Gërçarit. Nën drejtimin profesional të shefit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi Malesi e Madhe, Enver Rexhvelaj, në këtë operacion tejet të vështirë prej më shumë se dy ditësh u angazhuan në terren 5 forca zjarrfikëse nga reparti MZSH Malesi e Madhe me një mjet të pajisur me pompa shpine.
Në një terren tejet të thepisur malor, ku automjetet zjarrfikëse nuk kanë mundësi veprimi, në këtë operacion u përfshinë aktivisht krahas repartit MZSH dhe pesë punonjës të Pyjores të cilët në koordinim të përbashkët bënë të mundur izolimin dhe venien nën kontroll të vatrave aktive ku si pasojë, mbetën të djegura rreth 9 HA sipërfaqe toke duke rrezikuar edhe kurorën e gjelbër të zonës.
Mirënjohje për të gjithë punonjësit zjarrfikës, për punën e palodhur të cilët kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit, duke u bërë pjesë e reagimit të shpejtë pavarësisht sfidave të terrenit, intensitetit të lartë dhe shtrirjes së madhe të zjarrit. /Publikuar në Facebook nga Majlinda ANGONI, prefekte e Qarkut Shkodër/