Sfida e kthimit ne mes Vllaznise dhe Shiroki Brijeg po afron dhe ne kampin shkodran kane nisur pergatitjet per te. Drejtuesit e klubit po marrin te gjitha masat per ta organizuar sa me mire kete takim, por nderkohe edhe skuadra ka vijuar me pergatitjet.
Siç eshte tashme e ditur, te pakten per kete ndeshje, Vllaznise do t’i mungoje ne pankine trajneri Thomas Brdariç. Ai u ndeshkua me karton te kuq pas reagimit ndaj arbitrit te katert ne momentin kur Krymi u ndeshkua me kartonin e dyte te verdhe dhe si rrjedhoje, nuk do te jete ne krye te skuadres ne kete 90 minutesh.
Megjithate kjo nuk perben ndonje problem sepse Brdariç vertete nuk do te jete prezent ne pankine, por do te jete gjithnje prane lojtareve dhe pjestareve te tjere te stafit teknik.
Per me teper qe ai e le skuadren ne dore te sigurte, pikerisht te krahut te tij te djathte- Elvis Plorit. Kjo dyshe funksionon ne menyre perferkte dhe padyshim qe mungesa e Brdariç nuk do te ndikoje fare ne kete ndeshje.
Vllaznia e ka humbur ne shifrat 1-3 takimin e pare te luajtur ne Bosnje- Hercegovive dhe do te kerkoje tani te permbyse gjithçka te enjten per te siguruar kualifikimin per ne turin e dyte te “Conference League”. /ShkodraSport/