Fitorja e Italisë nuk është festuar në Shkodër. Pavarësisht se një nga ekipet që ka numër të konsiderueshëm tifozët, festimet në rrugët e qytetit kanë ndeshur në rezistencën e uniformave blu. Disa të rinj me mjetet e tyre, kanë tentuar të shprehin gëzimin e tyre për fitoren e ekipit të tyre të zemrës.
Në qendër të qytetit, ka patur edhe një përplasje në mes disa të rinjve dhe disa policëve, madje edhe civilë. Disa video amatore është shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet një përplasje fizike dhe më pas shoqërimi i një të riu nga policia.
Menjëherë pas kohës shtesë dhe penalltive, është tentuar të festohet nga tifozët e Italisë në Shkodër. Duke patur parasysh se ora kishte kaluar 12.00 e mesnatës, ata kanë ndeshur në rezistencën e uniformave blu, të cilat kanë kërkuar respektimin e ndalim qarkullit të vendosur nga qeveria, që është pikërisht ora kur duhej të kishte patur festë në Shkodër nga tifozët e Italisë