Duhen edhe tre dite deri tek ndeshja Vllaznia- Shiroki Brijeg por ne Shkoder mezi po e presin. Kjo konstatohet lehtesisht tek interesimi i madh i tifozeve per te qene te pranishem ne stadium diten e enjte.
Paraditen e sotme ishte lajmeruar qe do te niste shitja e biletave dhe per kete arsye, shume tifoze qe para ores 10.00 kane qene prane sporteleve te stadiumit.
Kuptohet qe numri 5 mije i biletave qe do te shiten, me shume mundesi do te shitet shume shpejt dhe kjo do krijoje ndoshta probleme megjithate ky eshte rregulli sipas vendimit te Ministrise se Shendetesise.
Tifozet shkodrane jane te etur per te pare Vllaznine nga stadiumi dhe per me teper, rikthimi i tyre perkon me nje ndeshje europiane sic eshte ajo me Shiroki Brijeg, e vlefshme per turin e pare te “Conference League”. /ShkodraSport/