Një ngjarje e rëndë ka tronitur plazhin e Radhimës mesditën e kësaj të hëne. Një 49-vjeçar është gjetur i pajetë në shezlongun e tij teksa pushonte në bregdet.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Kujtim Shabani, me profesion mjek, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi Kujtim Shabani, 49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.