Vllaznia pritet të ndryshojë në ndeshjen e kthimit ndaj Shiroki Brijegut. Mungesa e Ardit Krymit ka hapur një gropë në mesfushë, por Brdariç beson shumë se një mes Krujës dhe Kaleziçit mund ta bëjë rolin e tij.
Emra si Liridon Latifi, Viktor da Silva dhe Fahrudin Gjurgjeviç kanë shanse të jenë titullarë me trajnerin Tomas Brdariç, që do të rreshtojë një skuadër supersulmuese. Humbja 3-1 në Bosnjë e detyron gjermanin të përdorë një skemë ofensive për ta gjetur shpejt golin.
Megjithate kjo nuk do te thote se skuadra do çballancohet prapa. Per kete arsye, priten ndryshime ne formacion, por ato qe do te zevendesohen do t’u lene vendin lojtareve me aftesi sulmuese.
Trajneri Brdariç por edhe pjestare te tjere te Vllaznise e kane deklaruar se nuk kane hequr dore nga kualifikimi, madje besojne shume tek ai. Per me teper qe do te kene edhe mbeshtetjen e nje numri te konsiderueshem tifozesh.