Moti për ditën e merkurë, 14 korrik 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Jug- Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 19/37°C
Zona e ulët 21/40°C
Zona bregdetare 22/35 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari