Një 14-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke qarkulluar me pistoletë me vetë në qytetin e Lezhës.Gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të cilin ishte pasagjer një 14-vjeçar, në çantën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Policia arrestoi të miturin E. T., banues në Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. Kontrollet kanë vijuar edhe në Shëngjin, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 5 persona me precedent të mëparshëm kriminal.