Tifozët boshnjakë nuk mund ta ndjekin ndeshjen e kthimit Vllaznia- Shiroki Brijeg nga shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Këtë e ka bërë të ditur Klubi i Futbollit Vllaznia në një njoftim të shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook.
Klubi shkodran bën me dije se është i vendosur të në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara nga UEFA. Madje, klubi kuqeblu paralajmëron se në çdo rast rojet e sigurisë do të bëjnë shoqërimin e tifozëve boshnjakë jashtë mjediseve të stadiumit.
Njoftimi i KF Vllaznia që mund ta lexoni më poshtë, është publikuar në tre gjuhë, përveç shqipes edhe në anglisht e serbo- kroatisht.
“Klubi Futbollit Vllaznia njofton të gjithë tifozët boshnjak se, sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s nuk do të lejohen të futen në Stadiumin “Loro Boriçi”. Në çdo rast rojet e sigurisë do të kryejnë shoqërimin e tyre jashtë mjediseve të stadiumit. Duke shpresuar në mirëkuptinin e tifozave miq, Klubi Futbollit Vllaznia mbetet i vendosur në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara nga UEFA.”, thuhet në njoftim. /ShkodraWeb/