Autoritetet në Malajzi kanë arrestuar tetë persona të dyshuar për terrorizëm. Një prej këtyre personave është një shtetas shqiptar. Burime konfidenciale bëjnë me dije se personi i arrestuar quhet Klodjan Zaimaj. Mësohet se emri fetar i Zaimajt është Ibrahim.
Te njëjtat burime tregojnë se Zaimaj nuk ka qenë profesor në Shqipëri, siç ka raportuar media këto ditë, por mund të ketë dhënë mësim në Malajzi (siç raporton edhe media në Malajzi). Zaimaj ka rreth tetë vite që jeton në Malajzi.
Ai njihet për prirjet e tij ekstremiste. Mësohet se Zaimaj është nga Cërriku dhe është dhëndri i Musa Duhanxhiut, Inspektor i Myftinisë së Elbasanit, në Belsh.