Në një kohë kur institucionet evropiane i detyrojnë kompanitë dhe punëdhënësit të respektojnë orientimet seksuale të punonjësve, madje ti bëjnë punonjësit të ndjehen krenarë që i përkasin kategorisë LGBT, po këto institucione i detyrojnë punonjësit që të fshehin me fanatizëm besimin fetar, madje të ndjejnë turp të shfaqin në vendin e punës se cilit besim i përkasin.
Me pak fjalë, në ambjentet e punës mund të thuash me krenari me kë ke “fjetur” mbrëmë, por nuk duhet të thuash, madje as të lësh të kuptosh, se cilit besim i përket… Një mashkull mund të vesh një minifund në punë, nëse kjo veshje i përshtatet më mirë orientimit seksual, por një femër nuk mund të vendosë shami nëse ka zgjedhur të besojë një fe të caktuar.
Me tolerancën më të madhe për të gjithë besimet dhe orientimet seksuale, ma shpjegon njeri këtë kartën evropiane të drejtave dhe lirive të njeriut se nuk e kuptoj, ku fillon dhe ku mbaron e drejta e individit? /Publikuar në Facebook nga Eli GOLEMI/